Muaji që Profeti alejhi selam agjëronte më shumë pas Ramazanit

Trasmeton Aishja radiAllahu anha se nuk e ka pare Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem te agjeroje ndonje muaj te plote pervec Ramazanit dhe nuk e ka pare te agjeroje ne ndonje muaj tjeter me shume se ne Shaaban. (Mutefekun alejhi)

Ka thene Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
“Ai muaj (Shaabani) eshte mes Rexhebit dhe Ramazanit dhe njerezit jane te shkujdesur ndaj tij. Ne ate muaj ngrihen veprat te Zoti i Boterave dhe une dua te ngrihen veprat e mia kur jam agjerueshem.” Sahih. Mundhirij.

Trasmeton Aishe radiAllahu anha:
“Muaji me i dashur per agjerim (pas Ramazanit) per Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ishte Shaabani. Me pas e vazhdonte kete agjerim me Ramazanin (muaj i plote agjerimi).” Trasmeton Ebu Daud dhe Nesai. Saktesoi Imam Albani.

10 dobi të pabesueshme të Agjërimit

Shumë njerëz e shohin agjërimin si obligim fetar por vetëm disa nga i dinë dobitë shëndetësore që ka. Agjërimi është praktikë e mirë, nëse aplikohet në mënyrë të duhur. Ndihmon në eliminimin e toksinave/helmeve nga trupi, redukton sheqerin dhe yndyrën në gjak. Krijon shprehi të të ushqyerit të shëndetshëm dhe rritë imunitetin. Këtu janë 10 dobitë më të mëdha që mund të I përfitoni nga agjërimi.

1. Agjërimi rritë detoksifikimin

Ushqimet e përpunuara përmbajnë shumë aditiv. Këta aditivë bëhen toksina në trup. Disa nga to nxisin prodhimin e produkteve të avancuara përfundimtare të sheqerosura (Advanced Glycation End Products (AGEs). Shumica e këtyre toksinave depozitohen në yndyra. Yndyra digjet gjatë agjërimit, veçanërisht kur prolongohet. Dhe toksinat pra lirohen. Mëlçia, veshkat si dhe organet e tjera janë të përfshira nga detoksifikimi.

2. Agjërimi pushon sistemin e tretjes

Gjatë agjërimit, organet digjestive pushojnë. Funksioni normal fiziologjik vazhdon sidomos në prodhimin e sekrecioneve digjestive, por në shkallë të reduktuar. Kjo ndihmon në mbajtjen e balancit të lëngjeve në trup. Zbërthimi i ushqimit bëhet me ritme të qëndrueshme. Lirimi i energjisë po ashtu ndjekë një model gradual. Agjërimi, megjithatë nuk ndalon prodhimin e acideve në stomak. Kjo është arsyeja përse pacientët me sëmundjen e ulçerës peptike këshillohen që të agjërojnë me kujdes. Disa ekspert mendojnë që ata nuk duhet të agjërojnë fare.

3. Agjërimi zgjidh problemet inflamatore

Disa studime tregojnë që agjërimi nxitë shërimin e sëmundjeve inflamatore/ndezjes dhe alergjive. Shembuj të këtyre sëmundjeve inflamatore janë artriti reumatoid, artriti dhe sëmundjet e lëkurës si psoriasi. Disa ekspert pohojnë që agjërimi mund të nxisë shërimin e sëmundjeve inflamatore të zorrëve siç është koliti ulceroz.

4. Agjërimi ulë sheqerin në gjak

Agjërimi rritë zbërthimin e glukozës në mënyrë që trupi të marrë energji. Redukton prodhimin e insulinës. Kjo e pushon pankreasin. Glukagoni prodhohet për të mbështetur zbërthimin e glukozës. Rezultati i agjërimit është reduktimi i sheqerit në gjak.

5. Agjërimi rritë zbërthimin e yndyrës

Përgjigjja e parë e trupit ndaj agjërimit është zbërthimi i glukozës. Kur depoja e glukozës është e lodhur, fillon ajo që quhet ketosis. Kjo është zbërthimi i yndyrave për të liruar energji. Yndyrat e depozituara në veshka dhe muskuj zbërthehen për të liruar energji.

6. Agjërimi përmirëson shtypjen e lartë të gjakut

Agjërimi është një nga metodat pa ilaçe për të reduktuar shtypjen e gjakut. Ndihmon në uljen e rrezikut të arterosklerozës. Arteroskleroza është bllokimi i arterieve nga pjesët e yndyrës. Gjatë agjërimit, glukoza dhe më vonë edhe depozitat e yndyrës përdoren për të prodhuar energji. Shkalla e metabolizmit ulet gjatë agjërimit. Hormonet si adrenalina dhe noradrenalina gjithashtu zvogëlohen. Kjo e mban metabolizmin të qëndrueshëm dhe brenda limiteve. Dobia e kësaj është ulja e presionit të gjakut.

7. Agjërimi nxitë humbjen e peshës

Agjërimi nxitë humbjen e shpejtë të peshës. Redukton sasitë e deponuara të yndyrës në trup. Megjithatë, agjërimi nuk është strategji e mirë për humbjen e peshës. Reduktimi i yndyrës dhe konsumimit të sheqerit, dhe rritja e konsumimit të frutave janë masa më të mira për të arritur uljen e peshës.

8. Agjërimi nxitë dietë të shëndetshme

është vërejtur se agjërimi ulë dëshirën për ushqime të përpunuara. E nxitë dëshirën për ushqime natyrale sidomos ujin dhe frutat. Kjo është një mënyrë se si agjërimi nxitë një stil jete të shëndetshme.

9. Agjërimi rrit imunitetin

Kur një individ është në dietë të balancuar në mes të dy agjërimeve, kjo mund të rrisë imunitetin. Eliminimi i toksinave dhe reduktimi i depozitave të yndyrës gjithashtu ndihmojnë trupin. Kur një njeri përdorë fruta për ta prishur agjërimin, ato rrisin sasinë e vitaminave dhe mineraleve esenciale në trup. Vitaminat A dhe E janë antioksidant të mirë që janë prezent në fruta. Ato ndihmojnë në rritjen e imunitetit.

10. Agjërimi mund të ndihmojë në tejkalimin e varësive

Disa autor tregojnë se agjërimi mund të ndihmojë vartësit të ulin dëshirën e tyre për nikotinë, alkohol, kofeinë dhe substanca të tjera abuzive. Edhe pse ka një mori gjërash të tjera që kërkohen për të zgjidhur problemin e varësive, agjërimi mund të luaj një rol.

Pse i vijnë njerëzve dëmet dhe vështirësitë?


Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): “Cdo gjë që i godet njerëzit me ndonjë dëm apo vëshirësi në pasuri apo në siguri, individualisht apo kolektivisht, kjo është për shkak të mëkateve të tyre.” Nga hutbja “Gjurmët e mëkateve”

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): “Nëse populli përmisohet, atëherë Allahu ua lehtëson atyre të kenë prijës vepërmirë. Dhe nëse është e kundërta (populli është i prishur) po ashtu dhe ata (udhëheqësit) do jenë të prishur.”
Sherh Rijadis-Salihin vëll. 1

Dy gjynahe që e meritojnë shpejtimin e dënimit që në botë


Dy gjynahe që e meritojnë shpejtimin e dënimit që në dynja.

Ebu Bekra -radiallahu anhu- tregon se Profeti -alejhi selam- ka thënë:
“Nuk ka gjynah që e meriton më shumë shpejtimin e dënimit që në dynja veç atij që i rezervohet për në ahiret se sa padrejtësia dhe shkëputja e lidhjeve farefisnore”.

E transmeton Ebu Daudi e të tjerë dhe e saktëson sheikh Albani.

LUTJA NË QABE, SHKAKU I SHËRIMIT TIM


Dijetari Dr. Muhamed Hasani, Allahu e ruajt, e rrëfen një rast dhe thotë: Kisha ligjëratë në Meke dhe para se të filloj të ligjëroj mu afrua një njeri dhe më tha: Shejh Muhamed Hasan, të betohem në Allahun, mos e fol asnjë fjalë përpara se të më dëgjosh. I thash urdhëro, urdhëro o prindi im, ulu afër meje. U ul afër meje dhe në pamje dukej një njeri i thjeshtë, tregtarë. Allahu ia kishte hapur dyert e furnizimit dhe tregtisë, mirëpo ankohej nga një sëmurje e rëndë, ishte i paralizuar plotësisht. Më tha kam udhëtuar në Londër për t’u kuruar mirëpo nuk ishte caktimi i Allahut të shërohem atje, dhe poashtu në Francë dhe në Amerikë nuk ishte caktim i Allahut të shërohem në ato vende.
Pastaj më tha: Një ditë nga ditët isha i ulur para televizionit dhe e vërejta se e transmetonin direkt namazin nga Bejtul Harami (Qabeja) dhe fillova të qajë. Pastaj i thash fëmijëve të mi: O fëmijët e mi, dëshiroj të udhëtoj te Sunduesi i shtëpisë së Tij. Më thanë o prindi jonë, Sunduesi i kujt … te cili Sundues dëshiron të udhëtosh?! U thash se dëshiroj të udhëtoj te Mbreti i Sundimtarëve dhe unë jam i bindur se Ai nuk do të më kthen i zhgënjyer. U thash se dëshiroj të shkoj në Umre. Po ti nuk mundesh të lëvizsh, o baba i jonë!! U thashë: Merreni me qira një aeroplan privat dhe paguajeni nga pasuria ime.
Kryesorja, ma plotësuan dëshirën dhe erdha në Meke. Kur erdha këtu, u thash afrojeni karrigen time afër Qabesë dhe më leni i vetëm. Më afruan deri te vendi i tavafit dhe atëherë o biri im, fillova ta luti Allahun me disa fjalë që i përsëritja një orë të plotë dhe nuk thosha diçka tjetër jashtë atyre fjalëve. Gjatë lutjes sime thosha: “O Zoti im, unë nuk do të dal nga Shtëpia Jote vetëm se duke ecur apo duke më përcjellur për në varreza … bërtitja, bërtitja një orë të plotë … O Zoti im, unë nuk do të dal nga Shtëpia Jote vetëm se duke ecur apo duke më përcjellur për në varreza”.
Në fund u lodha dhe më zuri gjumi. Duke fjetur më erdhi një zë i cili më thonte ngrihu dhe ec, ngrihu dhe ec, ngrihu dhe ec … dhe më doli gjumi. Kur u zgjova prapë më erdhi një zë ngrihu, dhe unë u ngrita dhe ec, unë eca. Pasi që i bëra disa hapa mu rikujtua se unë jam i paralizuar … dhe nga gëzimi i madh bërtita dhe thash: O Zot, o Sundues, pasha Ty nuk u zhgënjeva nga mbështetja në Ty dhe që çështjen time ta lash të ma zgjedhsh vetëm se Ti.

Pse Leh Qeni Në Momentin Kur Thërritet Ezani?


Përgjigje: I Dërguari i Allahut (alejhi salatu ues selam) na ka urdhëruar që të kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar, në momentin kur dëgjojmë të lehurën e qenit, sepse ai sheh atë që ne nuk e shohim.

Muslimani, duhet të veprojë atë që i është lejuar, ndërsa e lehura e qenit kur dëgjon ezanin, mund të themi se nuk është e përhershme dhe e pandryshueshme dhe për faktin se shumë qenë të tjerë nuk ndodh që të lehin kur e dëgjojnë ezanin.

E m.gj.th, është saktësuar nga Profeti (alejhi selam) se shejtani largohet me të shpejtë kur dëgjon ezanin, madje lëshon edhe zhurma.

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) tregon se Profeti (alejhi selam) ka thënë: Kur bëhet thirrja për namaz, shejtani largohet dhe lëshon zhurmë që mos të dëgjojë ezanin dhe kur përfundon ezani, ai kthehet me qëllim që të hutojë njeriun në mendime, duke i thënë: Kujto këtë gjë, kujto atë gjë, gjëra të cilat nuk i mendonte, derisa harron sa namaz ka falur. [Buhariu dhe Muslimi].

Atëherë, e lehura e tij mund të jetë për shkak se ai shikon shejtanët dukë u larguar, por mund të jetë dhe vetë qeni që leh shejtan, sepse është fakt se shejtanët marrin forma të ndryshme krijesash.

Sido që të jetë, sa herë që qeni leh, gjatë ezanit apo në raste të tjera, sepse ai shikon atë që ne nuk e shohim siç thamë më lart, në këtë rast kërkohet nga ne që të kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar. Pra duke thënë: Eudhu bil-lahi minesh shejtani rraxhim. Allahu e di më së miri!

A duhet ta ndërroj udhën nëse shoh diçka të keqe?

Pyetje: Çfarë mund të na thoni në lidhje me disa njerëz, po edhe besimtarë muslimanë, ndërrojnë kahen e tyre, gjegjësisht ndërrojnë qëndrimin e tyre kur i ndodh ndonjë gjë, apo kur i del diçka përpara, si për shembull macja (e zezë).

Përgjigje: Besimtari musliman, i cili i ka besuar Allahut dhe ka besuar në kada dhe kader, nuk bën ta njollosë besimin e tij me kësi far paragjykimesh. Mushrikët mekas e kanë pasur nga besimi i tyre, që para se të udhëtojnë, të shohin një zog nga do të fluturojë. Nëse ka fluturuar nga ana e djathtë, kanë udhëtuar, e nëse ka fluturuar nga ana e majtë e kanë shtyrë udhëtimin. Në gjuhën arabe zogut i thonë “tajr” dhe nga kjo e kanë quajtur “tijere” këtë bindje të tyre. Me ardhjen e Islamit kjo besëtytni është zhdukur në mesin e arabëve muslimanë. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, në lidhje me këtë ka thënë: “Et-tijeretu (oguri) është shirk”. Po ashtu ka thënë: “Zogu fluturon sipas kaderit”, për t’u treguar atyre se zogu nuk fluturon për t’u treguar njerëzve, se a duhet të udhëtojnë, apo jo. Kështu duhet që një herë e përgjithmonë muslimanët të kuptojnë se edhe macja (e zezë) bredh sipas kaderit të Allahut e jo për t’i dhënë shenjë dikujt se duhet të kthehet nga rruga që ka marrë, apo jo./albislam