6 detyrimet kur merr abdes

Cilat janë farzet (obligimet) e abdesit?
Përgjigjja:
1. Larja e fytyrës, ku bën pjesë edhe shpëlarja e gojës dhe e hundës.
2. Larja e duarve deri mbi bërrylat.
3. Fërkimi i kokës me duar të lagura.
4. Larja e këmbëve, duke përfshirë edhe kyçet.
5. Ruajtja e radhitjes gjatë larjes së pjesëve të abdesit.
6. Vijueshmëria. Të mos e vonojë larjen e ndonjë gjymtyre aq sa të mund të konsiderohet si ndërprerje e marrjes së abdesit.

Autori Salim et Tauil
Perktheu Edmond Ajdini

15 rregulla kur futesh ne shtepi

Fëmijët janë kënaqësia e syve të prindërve të tyre, dhe mbi prindërit, bie përgjegjësia e edukimit të tyre. Projekti i edukimit është projekti më i rëndësishëm në jetën e prindërve! Në vazhdim do t’i sjellim disa rregulla, ku prindi, kishte qenë mirë që fëmijëve t’ua mëson, dhe t’ua bën ligj dhe rregull shtëpie:
1. Namazi në kohën e vet.
 2. Fjalët, ju lutem dhe ju falënderit, janë me rëndësi.
3. Pa rrahje, pa mallkim, pa sharje, dhe pa fjalë që e dëmtojnë moralin.
4. Shprehu për ndjenjat e tua, me edukatë dhe me qartësi.
5. Mbylle atë  që e hape, dhe ngrite atë që e zbrite, dhe bëje vendin të jetë më mirë se që ishte.
6. Dhoma jote është përgjegjësia jote.
7. Kur tjetrit flet, dëgjoje, dhe mos e ndërpre atë që flet.
8. Jep selam kur hyn dhe kur del.
9. Kush nga shokët  juaj na viziton duhet ti respektoj
10. S’ka ushqim brenda dhomës.
11. Në gjumë para orës 10.
12. Ndalohet përdorimi i çdo mjeti elektronik kur familja janë të ulur bashkë.
13. Gjatë ushqimit s’ka vend për mospajtime.
14. Secili e bart përgjegjësinë e ruajtjes së shtëpisë dhe gjërave të saj.
15. Askush mos të hynë në dhomën  e tjetrit kur është vet, pa leje dhe pa trokitur në derë.

Vlerat e namazit te sabahut ne xhemat:

Vlerat e namazit te sabahut ne xhemat:
1-Namaz te cilin e prezantojne Melaiket e nates dhe te dites. “Dhe këndo Kuran në agim; me të vërtetë, falja e mëngjesit është e dëshmuar (nga engjëjt).” [Isra 78].

2- Kush e fal sabahun me xhemat, eshte sikur te ishte falur gjithe naten. [Muslimi].
Kush e fal sabahun ai eshte nen mbrojtjen e Allahut. [Muslimi].

3- Kush i fal dy namazet e koheve te freskta do te hyje ne xhenet. (Dy kohet e freskta jane sabahu dhe ikindia).

4- Shtojne dashurine e Allahut ndaj teje, sepse puna me e mire dhe me e dashur me te cilen robi afrohet tek Allahu eshte kur kryen obligimet e Tij.

Porosi me rastin e përfundimit të Ramazanit.

Porosia e shejkh Feuzanit me rastin e perfundimit te Ramazanit.

“O besimtare! Ky muaj mbaroi, apo gati po mbaron, prandaj le t’i llogarisim vetet tona ne te. Cfare kemi pergatitur per vetet tona ne kete muaj madheshtor? Kush ka qene gjate tij vepermire, le te falenderoje Allahun dhe ta plotesoje me miresi.

Ndersa ai qe ka qene i manget, le ta plotesoje mangesine me pendim, sepse Allahu e pranon pendimin nga roberit e Tij, dhe ua fal gjynahet. Dhe mos i humbisni shpresat nga meshira e Allahut. “sepse me te vertete nuk e humbet shpresen nga meshira e Allahut askush tjeter vec popullit pabesimtar” (Kuran)

Kush ka qene vepermire, apo i manget, le ta mbylle mire, le ta rregulloje perfundimin e ketij muaji, sepse “me te vertete veprat jane sipas perfundimeve” (hadith).

Pastaj, te frikesoheni se mos nuk ju pranohet veprat tuaja, sepse Allahu i Lartesuar thote: “Me te vertete Allahu pranon vetem prej te devotshmeve”.
Prandaj meditoni dhe shikoni ne vetet tuaja, ne qellimet, nijetet tuaja, dhe askujt prej jush te mos i hyje vetja ne qejf prej punes se tij. Apo te bindet se e ka kryer sic duhet obligimin e tij, dhe se e ka zbatuar detyrimin qe ka Allahu ndaj tij, por ta konsideroje veten e tij te manget ne kete drejtim, dhe ta konsideroje veten neglizhues, dhe te perulet dhe te qendroje me zemer te thyer perpara Zotit te tij te Lartmadheruar.

Dikush prej te pareve tane thoshte: Sikur ta dija se Allahu me ka pranuar (preket shejkhu dhe i dridhet zeri), nje pune te mire qofte edhe sa nje grimce, do ta kisha shpresuar vdekjen.”, kjo per shkak te frikes se tyre te madhe nga Allahu i Madheruar e Patemeta.”

Shejkh, Salih el Feuzan, Allahu e ruajte dhe na befte dobi me te.
Perktheu Emin Bilali

7 vepra që duhet ti bëjë muslimani para se të fle gjumë

Edukata e rënies në gjumë;
1. Muslimani nuk duhet ta vanojë rënien në gjumë pas namazit të jacisê, përpos në raste të patjetërsueshme, si psh; Kur ka me mësu apo me përsërit diturinë, kur i vjen ndonjë musafirë ose kur ka nevojë familja e tij për ndihmën e tij.
Ashtu siç transmeton Ebu Berzete el Eslemij radijAllahu anhu, se pejgamberi alejhi selam e urrente rënien në gjumë para namazit të jacisë si dhe urrente qëndrimin zgjuar pas namazit të jacisë.
2. Muslimani duhet të mundohet që çdoherë të merr abdes para rënies në gjumë, ngase kështu vepronte Muhamedi alejhi selam, ashtu siç transmeton Berra Ibën Azib radijAllahu anhu.
3. Të bjerë të flejë duke qenë i nënshtruar ndaj Allahut, e jo duke i bërë mëkat Allahut, psh;
Mos të flejë duke ndëgjuar muzik, apo ndalesa te tjera etj.
4. Para se të flejë ta llogaris veten e tij për gjërat që i ka vepruar gjatë ditës, nëse ka vepruar mirë, ta shtojë edhe më shumë të nesërmen, nëse ka vepruar keq, të pendohet para se te flejë dhe të vendos që mos ta përsëris të nesërmen vepren e keqe.
5. Të bjerë në gjumë në fillim në krahun e djathtë, edhe nëse rrotullohet gjatë gjumit pastaj në krahun e majtë, nuk ka asgjë të keqe.
(Sipas hadithit që transmeton Berra Ibën Azib,hadithin e shënojn Buhariu dhe Muslimi).
6. Muslimani nuk duhet të flejë në bark, as natën e as ditën, por duhet të flejë në krahun e djathtë.
7. Muslimani duhet t’i bëjë dhikret(lutjet) e gjumit para se të flejë.

nga arabishtja;
Suad Shabani

A lejohet misvaku dhe parfumi për agjëruesin?

Përgjigje: “E saktë është se përdorimi i misvakut është sunet për agjëruesin, qoftë në mëngjes apo në pasdite. Argument është përgjithësimi i hadithit: “Misvaku është pastrim për gojën dhe kënaqësi për Zotin.” (Buhariu) Dhe hadithi: “Sikur të mos ishte e rëndë për umetin tim, do t’i kisha urdhëruar ta përdorin misvakun para çdo namazi.” (Buhariu)

Po ashtu edhe parfumi është i lejuar për agjëruesin në mëngjes apo pasdite. Pa marrë parasysh se ai parfum është temjan, lëng apo diçka tjetër.

Por nuk lejohet ta thithë me hundë atë parfum që është temjan, sepse ato parfume kanë materie që duken dhe preken, të cilat po qe se thithen me hundë, hyjnë brenda dhe arrijnë në lukth.

Pikërisht për këtë shkak Profeti (alejhi selam) i ka thënë Kajt ibn Sebereut: “Laje hundën mirë përveç nëse je agjërueshëm.” (Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxhe).”

“Kushtet e fesë” Shejkh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!)

A duhet që në Ramazan ta bëjë nijetin çdo ditë, apo mjafton një nijet për agjërimin e tërë muajit?

Përgjigje: “Mjafton për Ramazanin një nijet në fillim të muajit, sepse ai edhe pse për çdo ditë në vete nuk e bën nijetin në natën e saj, ai e ka bërë atë nijet në fillim të muajit.

Mirëpo nëse e ndërpret agjërimin gjatë muajit për shkak të udhëtimit apo sëmundje apo diçka tjetër, atëherë duhet që nijetin ta bëjë sërish, për shkak se e ka ndërprerë agjërimin për udhëtim, sëmundje etj.”

“Kushtet e fesë” Shejkh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!)

7320 Punë të mira për disa minuta.

7320 Punë të mira për disa minuta.

Sureja El-Fatiha është sureja më e fuqishme në Kuran. Argument për këtë gjejmë në këtë transmetim:

Ebu Seid el-Mu’ala (radiallahu anhu), tregon se kur i Dërguari i Allahut (alejhi selam), po dilte nga xhamija, e kapi për dore, dhe i tha:

“A të ta mësoj suren më të fuqishme në Kuran para se të dalësh nga xhamia?”

Për shkak të namazit që falëm kaloi një kohë, pastaj unë e pyeta: “O i Dërguar i Allahut, ju më thatë se do më mësonit suren më të fuqishme?”

Ai (alejhi selam), tha: “Është El-Fatihaja, ajetet e saj janë shtatë el methani (ajetet e përsëritura shpesh) dhe thelbi i Kuranit që më është shpallur mua.”

(Buhariu)

Ibn Haxheri në librin e tij “Fet’hul bari” thotë:

“ Me suren më të fuqishme”, ka kuptimin se kur kjo sure lexohet fitohet shpërblimi më i fuqishëm, edhe pse suret e tjera janë më të gjata. Kjo është sureja më e lexuar ditën dhe natën, sepse ajo lexohet në çdo namaz dhe namazi është adhurimi më i mirë dhe adhurimi më i mirë shpërblehet me më të mirën.”

Allahu i Madhëruar na obligoi që këtë sure ta themi më e pakta 17 herë në ditë (5 namazet farz). Për këtë i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë:

“Nuk ka namaz për atë që nuk e lexon El-Fatihanë.”

(Muslimi, 394)

Pra nëse e lexon suren Fatiha ajo ka 122 shkronja dhe fiton 1220 sevape (122 x 10), sepse për çdo shkronjë shpërblehesh minimalja dhjetëfish. Për shembull nëse e lexon 6 herë, atëherëfiton 7320 sevape.

I Dërguari i Allahut (alejhi slam) ka thënë: “Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një sevap i cili vlerësohet dhjetë herë. Dhe unë nuk them se Elif, Lam, Mim, është një shkronjë por Elif është një shkronjë, Mim është një shkronjë, Lam është një shkronjë, dhe Mim është një shkronjë.”

(Tirmidhiu dhe Darimi, I saktë)

Një herë në ditë: 7.320 shpërblime duke e lexuar 6 herë.

Për një muaj: 7.320 x 30 =219.600 sevape

Për një vit: 219.600 x 12 = 2.635.200 sevape

Për 20 vjet: 2.635.200 x 20 = 52.704.000 sevape.

Muaji që Profeti alejhi selam agjëronte më shumë pas Ramazanit

Trasmeton Aishja radiAllahu anha se nuk e ka pare Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem te agjeroje ndonje muaj te plote pervec Ramazanit dhe nuk e ka pare te agjeroje ne ndonje muaj tjeter me shume se ne Shaaban. (Mutefekun alejhi)

Ka thene Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
“Ai muaj (Shaabani) eshte mes Rexhebit dhe Ramazanit dhe njerezit jane te shkujdesur ndaj tij. Ne ate muaj ngrihen veprat te Zoti i Boterave dhe une dua te ngrihen veprat e mia kur jam agjerueshem.” Sahih. Mundhirij.

Trasmeton Aishe radiAllahu anha:
“Muaji me i dashur per agjerim (pas Ramazanit) per Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ishte Shaabani. Me pas e vazhdonte kete agjerim me Ramazanin (muaj i plote agjerimi).” Trasmeton Ebu Daud dhe Nesai. Saktesoi Imam Albani.

10 dobi të pabesueshme të Agjërimit

Shumë njerëz e shohin agjërimin si obligim fetar por vetëm disa nga i dinë dobitë shëndetësore që ka. Agjërimi është praktikë e mirë, nëse aplikohet në mënyrë të duhur. Ndihmon në eliminimin e toksinave/helmeve nga trupi, redukton sheqerin dhe yndyrën në gjak. Krijon shprehi të të ushqyerit të shëndetshëm dhe rritë imunitetin. Këtu janë 10 dobitë më të mëdha që mund të I përfitoni nga agjërimi.

1. Agjërimi rritë detoksifikimin

Ushqimet e përpunuara përmbajnë shumë aditiv. Këta aditivë bëhen toksina në trup. Disa nga to nxisin prodhimin e produkteve të avancuara përfundimtare të sheqerosura (Advanced Glycation End Products (AGEs). Shumica e këtyre toksinave depozitohen në yndyra. Yndyra digjet gjatë agjërimit, veçanërisht kur prolongohet. Dhe toksinat pra lirohen. Mëlçia, veshkat si dhe organet e tjera janë të përfshira nga detoksifikimi.

2. Agjërimi pushon sistemin e tretjes

Gjatë agjërimit, organet digjestive pushojnë. Funksioni normal fiziologjik vazhdon sidomos në prodhimin e sekrecioneve digjestive, por në shkallë të reduktuar. Kjo ndihmon në mbajtjen e balancit të lëngjeve në trup. Zbërthimi i ushqimit bëhet me ritme të qëndrueshme. Lirimi i energjisë po ashtu ndjekë një model gradual. Agjërimi, megjithatë nuk ndalon prodhimin e acideve në stomak. Kjo është arsyeja përse pacientët me sëmundjen e ulçerës peptike këshillohen që të agjërojnë me kujdes. Disa ekspert mendojnë që ata nuk duhet të agjërojnë fare.

3. Agjërimi zgjidh problemet inflamatore

Disa studime tregojnë që agjërimi nxitë shërimin e sëmundjeve inflamatore/ndezjes dhe alergjive. Shembuj të këtyre sëmundjeve inflamatore janë artriti reumatoid, artriti dhe sëmundjet e lëkurës si psoriasi. Disa ekspert pohojnë që agjërimi mund të nxisë shërimin e sëmundjeve inflamatore të zorrëve siç është koliti ulceroz.

4. Agjërimi ulë sheqerin në gjak

Agjërimi rritë zbërthimin e glukozës në mënyrë që trupi të marrë energji. Redukton prodhimin e insulinës. Kjo e pushon pankreasin. Glukagoni prodhohet për të mbështetur zbërthimin e glukozës. Rezultati i agjërimit është reduktimi i sheqerit në gjak.

5. Agjërimi rritë zbërthimin e yndyrës

Përgjigjja e parë e trupit ndaj agjërimit është zbërthimi i glukozës. Kur depoja e glukozës është e lodhur, fillon ajo që quhet ketosis. Kjo është zbërthimi i yndyrave për të liruar energji. Yndyrat e depozituara në veshka dhe muskuj zbërthehen për të liruar energji.

6. Agjërimi përmirëson shtypjen e lartë të gjakut

Agjërimi është një nga metodat pa ilaçe për të reduktuar shtypjen e gjakut. Ndihmon në uljen e rrezikut të arterosklerozës. Arteroskleroza është bllokimi i arterieve nga pjesët e yndyrës. Gjatë agjërimit, glukoza dhe më vonë edhe depozitat e yndyrës përdoren për të prodhuar energji. Shkalla e metabolizmit ulet gjatë agjërimit. Hormonet si adrenalina dhe noradrenalina gjithashtu zvogëlohen. Kjo e mban metabolizmin të qëndrueshëm dhe brenda limiteve. Dobia e kësaj është ulja e presionit të gjakut.

7. Agjërimi nxitë humbjen e peshës

Agjërimi nxitë humbjen e shpejtë të peshës. Redukton sasitë e deponuara të yndyrës në trup. Megjithatë, agjërimi nuk është strategji e mirë për humbjen e peshës. Reduktimi i yndyrës dhe konsumimit të sheqerit, dhe rritja e konsumimit të frutave janë masa më të mira për të arritur uljen e peshës.

8. Agjërimi nxitë dietë të shëndetshme

është vërejtur se agjërimi ulë dëshirën për ushqime të përpunuara. E nxitë dëshirën për ushqime natyrale sidomos ujin dhe frutat. Kjo është një mënyrë se si agjërimi nxitë një stil jete të shëndetshme.

9. Agjërimi rrit imunitetin

Kur një individ është në dietë të balancuar në mes të dy agjërimeve, kjo mund të rrisë imunitetin. Eliminimi i toksinave dhe reduktimi i depozitave të yndyrës gjithashtu ndihmojnë trupin. Kur një njeri përdorë fruta për ta prishur agjërimin, ato rrisin sasinë e vitaminave dhe mineraleve esenciale në trup. Vitaminat A dhe E janë antioksidant të mirë që janë prezent në fruta. Ato ndihmojnë në rritjen e imunitetit.

10. Agjërimi mund të ndihmojë në tejkalimin e varësive

Disa autor tregojnë se agjërimi mund të ndihmojë vartësit të ulin dëshirën e tyre për nikotinë, alkohol, kofeinë dhe substanca të tjera abuzive. Edhe pse ka një mori gjërash të tjera që kërkohen për të zgjidhur problemin e varësive, agjërimi mund të luaj një rol.