Pse Femrat Varrosen Më Thellë Se Meshkujt Në Varr?

Pyetje: Selam Alejkum. Kam degju prej disa njerezve qe thojne se femrat varrosen me thelle se sa meshkujt. A ka kjo ndonje domethenie? Kisha pase deshire me me dhene argumente se cila eshte me e sakte. Esselamu alejkum

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Dijetarët kanë ndryshuar mendimet e tyre në lidhje me thellësinë e varrit. Imam Shafiu thotë: Thellësia e tij duhet të jetë aq sa është i gjatë i vdekuri. Omer ibn AbdulAzizi thotë: Thellësia e tij duhet të jetë deri në kërthizë. Imam Maliku thotë: Nuk ka ndonjë gjë të caktuar rreth thellësisë së tij. Ndërsa Imam Ahmedi thotë: Thellësia e tij duhet të jetë deri në gjoks.

Por nuk dij ndonjë dallim ndërmjet thellësisë së varrit të meshkujve dhe femrave. Me rëndësi është që varri të jetë i thellë dhe mos të zbulohet për shkak të ndonjë ere apo uji, që të ruhet dhe mos të merret nëpër këmbë trupi i të vdekurit.

Thotë Imam Ahmedi: Hapet varri deri në gjoks. Burrat dhe gratë në këtë janë të njëjtë. (El-Mugnij – Kitabul Xhenaiz, 2/1576)

Allahu e di më së miri

Mërgim Mavraj viziton Mesxhidul Aksanë (FOTO)

Kombëtarja Shqiptare dje luajti kundër Izraelit ndeshjen kualifikuese për Kampionatin botëror të futbollit.

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, i cili njihet si praktikues i fesë Islame, kishte shfrytëzuar rastin për të vizituar edhe xhaminë e njohur Aksa, një ndër tri xhamitë e shenjta të muslimanëve.

Fotot e Mavrajt në xhaminë Aksa i kishte publikuar hoxhë Ahmed Kalaja, imam në xhaminë Dine Hoxha në Tiranë.

Kombëtarja shqiptare fitoi bindshëm këtë ndeshje, me rezultatin 3:0.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1536289889735623&id=160375587327067

A lejohet të hyj në vende ku ka alkool nëse unë nuk pi?

A lejohet të hyj në vende ku ka alkool nëse unë nuk pi?

Përgjigja:Ajeti me të cilën ndalohet pirja e alkoolit ka ardhur në formën me të cilën kërkohet nga muslimani të largohet nga vendet ku pihet ai. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Prandaj, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.” (Maide, 90)

Per me shume kliko ne linkun me poshte

Komentatorët kur kanë folur për formën e largimit se cila kërkohet nga muslimani në këtë ajet kanë dhënë disa sqarime, disa kanë thënë se është fjala të largohemi nga ajo tavolinë ku pihet ajo, kurse disa të tjerë kanë thënë se është për qëllim të largohemi nga vendi ku pihet ajo, qoftë ajo dhomë, lokal apo diçka tjetër.

Ajo që është më e rrezikshme dhe që konsiderohet haram për muslimanin është të qëndrojë në tavolinën ku servohet dhe pihet ajo pasi për këtë ka edhe argumente të tjera që e sqarojnë këtë ndalesë, ku Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) mallkon atë që ulet në tavolinen ku pihet alkooli.

Të qëndruarit në lokale ku pihet ajo, gjithashtu, është e ndaluar dhe nuk lejohet, por fukahatë kur flasin për haramet që bëhen të përhapura aq shumë në një shoqëri dhe është e pamundur t`u ikim atyre, siç është rasti tani me lokalet me alkool, themi se nëse nuk kemi vend tjetër ku të shkojmë, pra nuk ka lokale pa alkool, atëherë lejohet të qëndrojmë, por të kemi parasysh që kjo mos të bëhet vetëm nëse për këtë kemi nevojë. Kurse nëse ekzistojnë lokale ku nuk ka alkool, atëherë neve nuk na lejohet të zgjedhim lokalet ku pihet alkooli. Allahu e di më së miri.

Hoxhë Alaudin Abazi

Gruaja në Xhenet

Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të botëve, paqja dhe nderimet e Tij qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

Unë kur pashë një numër të madh pyetjesh që vinin nga gratë që u interesonte gjendja e tyre në Xhennet, dhe çfarë i prêt atje e pashë të arsyeshme të mbledh disa çeshite të dobishme. Këto çështje do të dalin më mirë në pah kur të përmendim argumentet e sakta si dhe fjalët e dijetarëve tanë, prandaj duke i kërkuar ndihmë Allahut them:

(1) Nuk u mohohet e drejta grave kur pyesin se çfarë do të ndodhë me to në Xhennet, për begatitë dhe llojet e shpërblimeve, për shkak se shpirti i njeriut mendon thellë për të ardhmen dhe fatin e tij. Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të, nuk ua mohonte këto pyetje shokëve të tij rreth Xhenetit dhe gjërave që ekzistojnë në të. Ka ndodhur që ata ta kenë pyetur: “Si janë shtëpitë e ndërtuara në xhenet?” Ai u është përgjigjur: “Një tullë prej ari dhe një tjetër prej argjendi…” Dhe një here tjetër ata e pyetën: “O i dërguari i Allahut! A do kemi mundësi tu afrohemi grave tona në xhenet? Ai u tha: “Po sigurisht!”

(2) Shpirti i njeriut – qoftë mashkull apo femër – kur përmendet Xheneti dhe kënaqësitë e tij përmallohet dhe ngazëllehet. Kjo në fakt është gjë e mirë me kusht që këto të mos mbeten thjesht dëshira të pavlefshme pa ia bashkangjitur punët e mira sepse Allahu i Madhëruar u thotë besimtarëve: “Ja, ky është Xheneti që ju është dhënë në trashëgim për atë që keni bërë.” [Zuhruf; 72]. Përmallini shpirtrat tuaj me gjërat që janë në Xhenet dhe jepni për këtë fakte praktike.

(3) Xheneti dhe kënaqësitë e tij nuk janë specifike vetëm për burrat, përkundrazi është “I përgatitur për të devotshmit.” [Al-Imran; 133].Pra është përgatitur për të dyja gjinitë siç na tregon All-llahu i plotfuqishëm duke thënë: “Dhe kushdo që bën vepra të mira, qoftë ai mashkull ose femër, duke qenë besimtar, do të hyjë në Xhenet dhe nuk do t’i bëhet asnjë padrejtësi.“[Nisa;124].

(4) Gratë nuk duhet të shqetësohen kaq shumë duke pyetur dhe hulumtuar se si do të hyjnë në xhenet, çfarë do të bëhet me to? Ku do të shkojnë etj sikur ato po shkojnë drejt një shkretëtire vdekjeprurëse. Mjafton që ajo të dijë se me të hyrë në xhenet asaj i zhduken të gjitha mjerimet dhe problemet që ka kaluar duke iu kthyer në një lumturi të përhershme. Kthehet në pavdekësi, e për këtë i mjafton fjala e Allahut të Madhëruar kur flet për Xhenetin duke thënë: “Aty nuk do t’i mundojë lodhja e prej aty kurrë nuk do të dëbohen.” [Hixhr; 48]. Si dhe në fjalën e Tij që thotë: “Aty do të ketë çfarë t’ju dojë shpirti dhe gjithçka që ta kënaq syrin dhe atje do të qëndroni përgjithmonë.“[Zuhruf; 71]. Po para së gjithash i mjaton fjala e Allahut të madhëruar që thotë: “Allahu është i kënaqur me ata dhe ata janë të kënaqur me Atë.” [Maide; 119].

(5) Kur Allahu përmend kënaqësitë e ndryshme të xhenetit në llojet e ushqimeve, peizazhet e bukura, veshjet dhe shtëpitë e rehatshme kjo në fakt i përmbledh të dyja gjinitë (meshkujt dhe femrat) pra të gjithë do ti shijojnë ato që u përmendën mësipërm.

Mbetet të themi: Allahu i ka joshur burrat për xhenetin duke u përmendur hyritë dhe gratë e bukura por një gjë e tillë nuk është përmendur për gratë gjë e cila shtyn ndonjërën që të pyes rreth arsyes?! Përgjigjja është:

1 – Allahu i Madhëruar: “Nuk mund të pyetet për atë që punon, kurse ata do të pyeten.” [Enbija; 23]. Por nuk ka ndonjë problem që të nxjerrim urtësitë që lidhen me këtë pyetje nëpërmjet teksteve legjislative dhe parimeve islame prandaj them:

2 – Natyra e grave është turpi – siç është e njohur – prandaj Allahu i Madhëruar nuk i josh ata për gjëra prej të cilave ato kanë turp.

3 – Ashku i burrave ndaj grave nuk është i njëllojtë me ashkun që gratë kanë ndaj burrave – siç dihet – për këtë arsye Allahu i Madhëruar i joshë burrat duke u përmendur gratë e xhenetit për të vërtetuar edhe më tej fjalën e Profetit, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të, që thotë: “Nuk kam lënë pas meje sprovë më të dëmshme për burrat se gratë.” E përcjell Buhariu. Ndërkohë që gruaja është e dhënë më shumë pas zbukurimeve, rrobave bizhuterive se dhënia e saj pas burrave sepse në këtë natyrë është krijuar. Allahu i Madhëruar thotë: “Vallë, a është ajo që rritet në stoli.” [Zuhruf;18].

4 – Shejh Ibn Uthejmin thotë: “Allahu i Madhëruar përmendi gratë për burrat sepse burri është ai që e kërkon gruan e që e dëshiron atë, dhe kjo është arsyeja që përmenden gratë për burrat në Xhenet. Ndërsa heshtja dhe mos përmendja e bashkëshortëve që do të kenë gratë nuk do të thotë se ata nuk do t’i gëzojnë ata, përkundrazi ata do të kenë bashkëshortë nga bijtë e Ademit.”

(6) Gratë në këtë botë kanë këto situata:

1 – ose vdesin para se të martohen.

2 – ose vdesin pasi që janë divorcuara e para se të martohen me një tjetër.

3 – ose është e martuar, por burri i saj nuk hyn në Xhennet me të – Allahu na ruajt!

4 – ose vdes pas martesës.

5 – ose i vdes burri dhe ajo qëndron ashtu pa u martuar deri në vdekje.

6 – ose vdesë burri, e pas kësaj ajo të martohet me një burrë tjetër.

Këto janë situatat e grave në këtë botë dhe secili rast korrespondon me atë që e pret në Xhennet:

1 – Gruaja që ka vdekur para se të martohet këtë e marton Allahu në xhenet me një burrë të kësaj bote. I dërguari i Allahut ka thënë: “Në xhenet nuk do ketë të pamartuar.” Shejh Ibn Uthejmin thotë: “Nëse ajo nuk martohet në këtë botë, All-llahu i plotfuqishëm do e martojë me atë që do t’i kënaqet syri në Xhenet. Kënaqësitë në xhenet nuk janë të kufizuara vetëm për meshkujt përkundrazi ato do ti shijojnë meshkujt dhe femrat ku mes të tjerash, është dhe martesa.”

2 – E njëjtë me të parën është ajo grua që vdes duke qenë e ndarë nga burri i saj.

3 – E njëjtë me të parën është dhe ajo grua burri i së cilës nuk hyn në xhenet. Shejh Ibn Uthejmin thotë: “Nëse gruaja është prej banorëve të xhenetit dhe nuk është martuar apo kur burri i saj nuk është prej xhenetlive, ajo kur të hyjë në xhenet aty do të gjejë burra që nuk ishin të martuar në këtë botë dhe martohet me ndonjërin prej tyre.”

4 – Gruaja që vdes pas martesës do jetë në xhenet me burrin e saj tek i cili ka vdekur.

5 – Gruas që i vdes burri dhe mbetet e pa martuar deri sa të vdesë ajo do të jetë bashkëshortja e burrit të saj në xhenet.

6 – Gruas që i vdes burri e më pas ajo martohet me një tjetër ajo do të jetë me burrin e fundit me të cilin është martuar sado qoftë numri i tyre. Kjo duke u bazuar në fjalën e Profetit alejhi selam që thotë: “Gruaja i përket burrit të saj të fundit (me të cilin martohet).” E përcjell Shejkh Albani në “Vargu i Haditheve të Sakta”.

Si dhe duke u bazuar në fjalën e Hudhejfes që thotë: “Nëse do të jesh gruaja ime në xhenet mos u marto pas vdekjes sime sepse gruaja në xhenet do të jetë me burrin e saj të fundit që kishte në këtë botë.” Kjo ishte dhe arsyeja që Allahu ua ndaloi grave të Profetit, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të, të martoheshin pas vdekjes së tij sepse ato do të jenë gratë e tij në Xhenet.

Dikush mund të pyes: “Gjatë lutjes që bëjmë në namazin e xhenazes themi: Jepi një burrë më të mirë se burri që kishte!” Por nëse ajo ishte e martuar si mund të lutemi në këtë formë ndërkohë që e dimë se burri i saj në këtë botë do të jetë bashkëshorti i saj edhe në atë botë? Nga ana tjetër nëse ajo nuk ishte e martuar atëherë ku mbetet burri i saj?

Kësaj pyetje i është përgjigjur Shejh Uthejmini duke thënë: Nëse ajo (XHENAZEJA) nuk ishte e martuar, atëherë qëllimi i lutjes për një burrë më të mirë është për atë burrë që do të ishte i saj nëse ajo do të jetonte. Por nëse ajo ishte e martuar lutja konstaton për një burrë më të mirë në cilësi pra më të mirë në cilësi se ato që kishte (BURRI I SAJ) në këtë botë. E themi këtë sepse ndryshimi do tu ndodh objekteve dhe ndryshim do të pësojnë edhe cilësitë (e njeriut etj). Siç thuhet në fjalën e Allahut: “Ditën, kur Toka do të ndërrohet me tokë tjetër, por edhe qiejt.” [Ibrahim; 48]. Pra është e njëjta toka por është shtrirë, edhe qiejt janë po ato por janë çarë.

(7) Në një hadith të saktë Profeti, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoshin mbi të, u ka thënë grave: “Kam parë të jeni shumica e banorëve të zjarrit.” Ndërsa në një hadith tjetër ai thotë: “Banorët më të pakët në xhenet do jenë gratë“. E përcjellë nga Buhariu dhe Muslimi. Gjithashtu në një hadith të saktë tjetër thuhet se: “Çdo burrë i kësaj bote që hyn në xhenet do ketë dy gra” – pra të kësaj bote. Dijetarët kanë rënë në polemika në përshtatjen e transmetimeve të mësipërme pra a janë gratë më shumë në xhenet apo në zjarr?

Disa prej tyre thanë: ” Gratë janë banorët më të shumtë në Xhennet dhe po ashtu në zjarr për shkak të numrit të madh të tyre. Kadi Ijad thotë: “Femrat janë pasardhësit më të shumtë të Ademit”.

Disa të tjerë thanë se: “Gratë do jenë banorët më të shumtë të zjarrit kjo bazuar në hadithet e përmendura më lart. Gjithashtu ato do jenë më të shumta në numër në xhenet kur të bashkohen me hyritë kështu që në numër bëhen më shumë se burrat. Disa të tjerë thanë: ata do jenë shumica e banorëve të zjarrit fillimisht por më pas do jenë shumica e banorëve të xhenetit pasi të dalin nga zjarri – pra muslimanet.

Kurtubiu, duke komentuar fjalën e Profetit, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të, që thotë: “Kam parë të jeni shumica e banorëve të zjarrit.” Shprehet: “Kjo ka të ngjarë të ndodhë në kohën kur ato janë në zjarr, por pasi do kenë dalë nga zjarri me mëshirën e Zotit dhe ndërmjetësimin e të mos mbesë asnjë që dëshmon La ilahe ila Allah atëherë gratë do jenë më shumë në numër në xhenet.”

E rëndësishme është që gruaja të ketë kujdes e të mos bëhet prej banorëve të zjarrit.

(8) Kur gruaja hyn në Xhennetin e Zotit të saj, Allahu ia rikthen rininë dhe virgjërinë e saj. Kjo duke u bazuar në fjalën e Profetit, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të, që thotë: “Në xhenet nuk do ketë të moshuar.” Allahu kur i fut në xhenet i kthen në virgjërinë e tyre.

(9) Në disa transmetime thuhet se gratë e kësaj bote në xhenet do jenë shumë më të bukura se hyritë dhe kjo në varësi të adhurimit që ato bënin në këtë botë.

(10) Ibn Kajim thotë: Çdokush pengohet që t’i afrohet familjes së tjetrit në xhenet.

Pas gjithë kësaj them: Ky është xheneti që është zbukuruar për ju o gra ashtu siç është zbukuruar edhe për burrat: “Në kuvendin e së vërtetës (në Xhenet), tek një Sundues i Plotfuqishëm.” Kini kujdes mos humbisni rastin sepse kjo jetë shumë shpejt do të largohet e më pas nuk mbetet vetëm se përjetësia e përhershme.

Le të jetë përjetësia juaj në xhenet, e ta dini se mehri që kërkon xheneti është besimi dhe punët e mira dhe jo dëshirat boshe dhe shkujdesja. Kujtojeni fjalën e /Profetit, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të, që thotë: “Kur gruaja fal pesë namazet e saj, agjëron muajin e saj, ruan nderin e saj,dhe i bindet burrit të saj atë ditë i thuhet: Hyr në xhenet nga cila derë të duash.”

Ki kujdes nga avoketërit e prishjes, që duan shkatërrimin tënd dhe devijimin tënd nga xheneti i amshueshëm. Mos të të mashtrojë zbukurimi i fjalëve të të prishurve dhe të të prishurave qofshin ata shkrimtarë apo shkrimtare apo njerëz që shfaqen në televizione sepse janë siç thotë Allahu i Madhëruar: “Ata duan që ju të mohoni si’ mohuan vetë e kështu të bëheni njëlloj me ta.“

Lus Allahun tu japë sukses grave muslimane në fitimin e Xhenetit, t’i udhëzojë e t’i bëjë shkaktare të udhëzimit për të tjerat. Largoftë prej tyre shejtanët e njerëzve që ftojnë në shkatërrim dhe prishje dhe së fundi paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

Nga: Sulejman Bin Saleh Kharashi
Përshtati: Fatjon Isufi

Durimi në vdekjen e fëmijëve

Eine kaputte, traurige Blume… (piqs.de ID: b33a1120f2330c77fb4f8213cb409517)

Durimi në vdekjen e fëmijëve
Transmeton Xhabir bin Abdullah se Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë:

“Nëse dikush i ka pasur tre fëmijë të cilët i kanë vdekur të rinj dhe këta i lë në Dorë të Allahut (bën durim duke shpresuar në shpërblimin e Allahut), do të hyjë në Xhenet.” Ne thamë: “O Pejgamber i Allahut! E nëse janë dy?” Ai (alejhi selam) tha: “Edhe dy”. Muhamedi (transmetuesi) i ka thënë Xhabirit: “Pasha Allahun, mendoj se po t’i kishe thënë: “Po nëse e ke një? Do ta kishte dhënë të njëjtën përgjigje”, Xhabiri tha: “Pasha Allahun, dhe unë mendoj ashtu.”
Buhariu ne El edbu el mufrad
I sakte.

Mënyra e vizitës në varreza

Përsa i përket formës së vizitës që përputhet me Sheriatin, ajo bëhet duke përshëndetur të vdekurin dhe duke e lutur Allahun për të. Pra, afërsisht si namazi i xhenazes. Pejgamberi (paqja,shpëtimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij.) i mësonte shokët e tij që kur të vizitonin varret të thoshin: “Paqja e Allahut qoftë mbi ju o banorë besimtar të këtij vendi. Edhe ne me urdhërin e Allahut, kur të vijë përcaktimi i Tij, inshaAllah me ju do të rradhitemi. Allahu mëshiroftë prej nesh dhe prej jush ata që kanë ikur para dhe ata që do të vijnë më pas. Lusim Alahun për ne dhe për ju që të na ruajë nga çdo gjë. O Allah! Mos na e ndalo shpërblimin e tyre dhe mos na sprovo pas tyre.”

Është transmetuar prej pejgamberit (paqja,shpëtimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij.) se ka thënë: “Çdo njeri që kalon në varrin e një njeriu të cilin e njihte në këtë botë dhe e përshëndet atë, atëherë Allahu ia kthen shpirtin atij derisa t’ia kthejë atij përshëndetjen.”

Allahu i Lartmadhëruar e shpërblen të gjallin nëse lutet për të vdekurin besimtar, ashtu sikurse e shpërblen atë nëse i fal atij xhenazen. Prandaj Allahu i Madhëruar e ndaloi pejgamberin (paqja,shpëtimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij.) që të bëjë një gjë të tillë me munafikët (hipokritët të cilët shfaqin besimin dhe fshehin mosbesimin). Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe kurrë (o Muham-med) mos (fal xhenaze) për ndonjë prej atyre (hipokritëve) që vdes dhe as mos rri tek varri i tij.” [Et-Teube: 84]

Tek vizita që është në përputhje me Sheriatin, nuk ekziston ndonjë nevojë e të gjallit që t’ia paraqesi të vdekurit, as nuk kërkon prej tij dhe as nuk e merr atë për ndërmjetës, madje në të ekziston dobia që kryhet nga i gjalli për të vdekurin siç duket qartë kjo gjë tek namazi i xhenazes. Allahu i i Madhëruar e mëshiron këtë me anë të lutjes dhe bamirësisë së tij tek ai dhe e shpërblen këtë tjetrin (që bëri lutjen) për shkak të punës së tij, sepse është theksuar në Sahihun e Muslimit se pejgamberi (paqja,shpëtimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij.) ka thënë: “Kur ndërron jetë biri i Ademit, ndërpritet puna e tij përveçse tri gjërave: Sadakaja e vazhdueshme, dituaria prej së cilës përfitohet pas tij dhe djali (fëmija) i mirë që lutet për të.”

Vizita e varreve dhe kërkimi i ndihmës nga i varrosuri.
Autor Ibën Tejmije Allahu e Mëshiroftë
Përktheu Bledar Ali.

Kush janë fjalët më të dashura tek Allahu?

Nga Abdullah bin Mes’udi (radijAllahu anhu) përcillet të ketë thënë:

“I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:

“Vërtet, fjalët më të dashura tek Allahu janë: “SubhânekAll-llâhumme ue bihamdike ue tebârekesmuke ue te’âlâ xhed-duke ue lâ ilâhe gajruke.”

(I pastër nga çdo e metë je o Allahu im dhe për ty është falënderimi.

I bekuar është emri Yt dhe e Lartësuar është madhëria Jote.

S’ka të adhuruar të vërtetë përveç Teje).

Ndërkaq, fjalët më të urryera tek Allahu janë kur dikush i thotë ndokujt:

“Ki frikë Allahun!”, e ai ia kthen: “Ti merru me vetën tënde (e më lër mua).”

Përcjellë nga Bejhekiu në “Shua’b El-Iman” (1/435, nr. 630), Nesaiu në “El-Kubra” (6/212, nr. 10685), Ebu Abdullah bin Mendeh në “Et-Teuhid” (2/123). Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) e ka vlerësuar si sahih në Es-Silsile Es-Sahiha (6/189).

A KA KUSH QË KËRKON FALJE?

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e fundit.

Vëlla i nderuar!

Ja pra vetëm se na erdhi Ramazani në dyert tona.

Ramazani, për të cilin shumë gjatë u përmalluan zemrat e të devotshmëve.

Ramazani, për të cilin shumë gjatë u përmalluan shpirtrat e bamirësve.

Si të mos përmallohen për muajin e mirësive dhe begative. Për muajin e faljes dhe mëshirës.

Vëlla i nderuar, këtë muaj Allahu e veçoi me veçori të mëdha, e dalloi me vlera të ndryshme, është muaji i agjërimit, që është një prej shtylle të islamit.

Agjërimi, që çdo vepër e birit të Ademit është për atë, përveç agjërimit, ai është për Allahun dhe Ai e shpërblen.

Është muaji në të cilin hapen dyert e xhenetit dhe mbyllen dyert e xhehenemit dhe prangosen shejtanët.

Vëlla i nderuar!

Prej vlerave më të mëdha të muajit Ramazan është se ky muaj wshtw sezon i madh i faljes.

Po, i faljes për të cilën kemi nevojë që të gjithë. Falje, kujt i është dhënë, me të vërtetë i është dhënë e gjithë mirësia. A ka që i pengon robërit nga hyrja në xhenet pos shkaku se ata nuk janë të falur? A hyn njerëzit në zjarr pos për shkak të mëkateve të cilat nuk janë falur?

Mëkatet të cilat janë shkak i çdo të keqeje, fatkeqësie.

Mëkatet të cilat në zemër mbjellin errësirën dhe vrazhdësinë.

Mëkatet të cilat ndërhynë mes teje dhe Zotit.

Vëlla i nderuar!

Ti i cili e ke stërngarkuar veten me mëkate ja sezoni i faljes erdhi, dëgjo këto hadithe të vërteta që të njohësh lumenjtë e faljes në këtë muaj të bekuar.

1- Ebu Hurejra, radijallahu anhu, se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Kush agjëron muajin e Ramazanit, me besim dhe shpresë, i falen atij mëkatet e mëhershme.” E transmeton Buhariu në librin e tij.

2- Njashtu nga Ebu Hurejra, radijallahu anhu, se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Pesë namazet, xhumaja deri në xhumanë tjetër, Ramazani deri në Ramazanin tjetër, janë shlyerje të mëkateve mes këtyre, nëse largohen mëkatet e mëdha.” E transmeton Muslimi.

Sa përgëzim i madh, përgëzim i faljes, ti që e agjëron këtë muaj duke shpresuar Fytyrën e Allahut, kërko shpërblimin nga Allahu dhe përgëzohu me falje me lejen e Allahut.

Vëlla i nderuar!

Nëse dëshiron faljen le të jetë agjërimi jot agjërim nga haramet para se të agjërosh nga gjërat e lejuara, le të agjërojë dëgjimi jot, shikimi, gjuha, çdo gjymtyrë. Allahu e ka bërë haram për ty ngrënien dhe pijen gjatë ditës së agjërimit që në origjinë janë të lejuara, që të tërheq vërejtjen për lënien e harameve si më primare. Nëse ti nuk vepron ashtu, atëherë dëgjoje këtë hadith në të cilin thotë i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem: “Kush nuk e le gënjeshtrën, injorancën dhe të vepruarit me të, Allahu nuk është i nevojshëm që ai të braktis ushqimin e pijen.”

Dëgjo edhe njëherë thënien tjetër tw tij ku thotë: “Sa agjërues, nuk i mbetet nga agjërimi i tij pos urisë dhe etjes dhe sa namaz falës nuk i mbetet nga namazi i tij pos qëndrimit dhe lodhjes.”

Sa njerëz ka që vetëm se kanë qëndruar në uri, sa kanë qenë të etur, sa janë lodhur, por nuk ju mbet atyre asgjë nga shpërblimi, se ata nuk agjëruan nga haramet.

Vëlla i nderuar!

Allahu është i panevojshëm për ty, për urinë dhe etjen tënde, mirëpo Allahu prej teje dëshiron diçka që fshihet pas agjërimit, që është devotshmëria.

Ky është qëllimi për të cilin e bëri Allahu të obliguar agjërimin “O ju që keni besuar, agjërimi u është bërë juve obligim, ashtu siç ka qenë edhe për ata para jush që të und të bëheni të devotshëm.”

Pra, bëhu i devotshëm që të meritosh faljen, ruaje gjuhën, ule shikimin, ruaje dëgjimin nga ndalesat derisa të kënaqen në xhenetit me lejen e Allahut.

Adhurimi gjatë Ramazanit:

3- Ebu Hurrejra, radijallahu anhu, transmeton se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve sele ka thënë: “Kush falet gjatë Ramazanit me besim dhe shpresë, I falen atij mëkatet e mëhershme.” E transmeton Buhariu në librin e tij.

Janë net të caktuara, drejtoji këmbët për Allahun , falu për Të, të arrish këtë falje, vendos që tani dhe je i sinqertë me Allahun

Bile dëgjo këtë përgëzim nga i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, sikur që është shënuar në sunenet, hadithi që e transmeton Ebu Dheri, radijallahu anhu, se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Njeriu nëse falet me imamin deri sa të përfundon, i llogaritet atij namaz nate.”

Adhurimi në natën e kadrit:

4- Ebu Hurejra radijallahu anhu transmeton se i dërguari salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Kush kryen adhurim gjatë natës së kadrit me besim dhe shpresë, i falen atij mëkatet e mëhershme.” E transmeton Buhariu në librin e tij.

Një natë e vetme, të mundohesh të kryesh adhurime, për të cilën natë i dërguari salallahu alejhi ve selem bënte itikaf dhjetë netët e fundit prej Ramazani për shkak të kësaj nate, të përfiton prej saj, ndërsa Allahu atij ia kishte falur mëkatet e mëhershme dhe ato të mëvonshme, sa nevojtar që jemi ne, ne që e dimë rrugëtimin tonë të gjatë, gjendjen tonë në ditën e Kiametit, të mundohemi në këtë natë, që është më e vlefshme se 83 vite.

Vëlla i nderuar!

Regjistrat janë mbushur me mëkate e gabime, a të mos i pastrojmë ato me një natë të vetme? Që ta arrish këtë natë duhet që dhjetë netët e fundit të japësh mundin tënd në adhurim, nëse vërtetë je i sinqertë të kërkosh falje.

Faljen e kemi para nesh, lumenjtë e faljes, që po ecin për ty, eja dhe zhytu në ato që të pastrohesh, ndoshta kjo ti shlyen ty fletët, sado që të zeza qofshin ato, ndoshta ti shlyen ty mëkatet, sado qoftë që kanë ndërhyrë mes teje dhe Zotit.

Betohem në Allahun, se Allahu nuk i ka hapur dyert e xhenetit pos që ty të mundëson të futesh në të. Dhe nuk ka mbyllur dyert e zjarrit pos që ty të largon prej tyre.

Nuk i ka prangosur djajtë pos që ti të afrohesh afër Tij, të adhurosh atë, që janë shkaqe që Ai të jetë i kënaqur, dhe që ti të jesh i lumtur.

Vëlla i nderuar!

A ka më të mëshirshëm se Zoti, që është i panevojshëm për ne dhe adhurimin tonë? E pamundur. Shiko se si ai sillet me ty e si ti sillesh me Të.

I bën mëkat, e Ai ta mbulon, rebelohesh me mëkate e Ai është i butë me ty, ngarkohesh me mëkate e Ai të thërret në falje dhe pendim. Allahu thotë: “Thuaj: O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut, me të vërtetë Allahu i falë të gjitha mëkatet, vetëm Ai është Falësi dhe Mëshiruesi”.

Vëlla i nderuar! Medito rreth këtij ajeti, sa i do Allahu robërit e Tij, jo vetëm ata të mirët, por ata që ngarkohen me gabime, të drejtohet dhe thotë: “Robërit e mi” që të bën me dije se ti sado që ke vepruar mëkate, ti ende vazhdon të jesh rob prej robërve të Tij.

Pastaj të tregon që të mos humbësh shpresën në mëshirën e Tij, dhe se Allahu i fal që të gjitha mëkatet, sado të mëdha që janë ato, nëse ti pendohesh.

Muaji i Ramazanit dhe mundësit për falje janë vetëm se për ty, që të fshihen mëkatet tua.

Falja e mëkateve është ëndërr e të mirëve, Abdullah ibn Mesudi thotë: “Do kisha dashur që Allahu të më fal një mëkat.”

Mirëpo, subhanallah! Ka prej muslimanëve të cilët nuk dëshirojnë faljen e mëshirën, e bënë Ramazanin muaj të lojërave dhe dëfrimit, humbin ditët në harame, ndeja të natës në mëkate, mëkatet e tyre, faqet e zeza në regjistrat e tyre vetëm se shtohen.

A nuk kujtohen me hadithin e Xhabir ibn Semure, radijallahu anhu, i cili ka thënë: I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Më erdhi xhibrili, dhe më tha: O Muhamed! Ai i cili takon Ramazanin e nuk i falen mëkatet dhe hyn në xhehenem, e largoftë Allahu! Thuaj amin, e unë thashë amin.”

Shiko vëlla i nderuar, se kush po lutet dhe cili po bën Amin, ai që lutet është Xhibrili, alejhi selam, ndërsa Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, thotë Amin, padyshim që lutja është e pranuar.

Vëlla i nderuar! A ke pyetur veten, se për kë janë gjithë këto vlera? A janë për melaqet? Për kafshët? Jo, asnjëherë, ato janë për ty dhe vetëm për ty.

Vëlla i nderuar! Ditët e ramazanit janë ditë të faljes, mëshirës, të shlyerjes së mëkateve.

A nuk ka ardhur koha që të falen mëkatet e tua.

O ti i cili kërkon falje, ja shkaqet e faljes para teje, para duarve tua.

Allahu dëshiron që t’i fal mëkatet robërve të Tij: “Allahu dëshiron që tua falë juve.” Por, nuk ia jep faljen pos atij që e meriton.

Nëse nuk na falen mëkatet në Ramazan, kur do të na falen? Nëse Allahu nuk na pranon pendimin në Ramazan, kur do të na e pranon?

Vëlla i nderuar! Mos e nënçmo asnjë mëkat, se Allahu një grua e futi në zjarr për shkak të një mace që e kishte prangosur, kujdes, që të asgjësosh mëkatet, mos shiko në mëkatin sa i vogël që është, por shiko Madhështinë e Atij që mëkat po i bën.

Vëlla i nderuar! Shpejto në muajin e faljes, muajin e mëshirës, jepe mundin tënd në adhurime, shpeshtoi, largohu prej mëkateve, sepse nuk ka mundësi të arrihet falja pos se në këtë mënyrë.

E lus Allahun, të na ndihmon në këtë muaj të Ramazanit, të na jep sukses në vepra të mira, e të na fal mëkatet që të gjithve.

Muhamed Xhabiri

Përktheu: Shpend Zeneli

Begatitë dhe dobitë e shiut.

Begatitë dhe dobitë e shiut.

Njerëzit pinë ujë prej tij dhe u japin bagëtive dhe kafshëve të tyre për të pirë. Pemët, drithërat dhe barërat mbijnë në sajë të shiut. Asnjë qënie e gjallë nuk mund të rrijë pa ujë. Allahu i Lartësuar thotë: “Ujin e bëmë bazë të jetës së çdo qënieje. A nuk besojnë?” (El Enbija, 30)

Gjithashtu, Allahu i Madhëruar thotë: “Ai është që për ju lëshoi nga (lart) qielli ujë, që prej tij të keni për të pirë dhe të keni bimë, që në to do t’i kullotni (bagëtitë). Me atë (shiun), mbijnë, për të mirën tuaj, të lashtat, ullinjtë, hurmat, rrushtë dhe nga të gjitha frutat (e pemëve). Në këto (të mira) ka argument për një popull që vështron.” (En Nahl, 10-11)

“Ne nga qielli lëshuam shiun e dobishëm dhe me të bëmë që të kultivohen kopshte, e drithëra që korren, dhe rritëm trungje të gjata hurmash me fruta të paluara njëra mbi tjetrën, ushqim për njerëz, dhe me të Ne e ngjallëm tokën e vdekur, e kështu do të jetë edhe ringjallja.” (Kaf 9-11)

Allahu e ka quajtur shiun të pastër, mëshirë dhe furnizim (rrisk) ai thotë: “Allahu me atë furnizim që lëshon nga qielli, e ngjall tokën pas vdekjes së saj.” (El Xhathije, 5)