Pse i vijnë njerëzve dëmet dhe vështirësitë?


Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): “Cdo gjë që i godet njerëzit me ndonjë dëm apo vëshirësi në pasuri apo në siguri, individualisht apo kolektivisht, kjo është për shkak të mëkateve të tyre.” Nga hutbja “Gjurmët e mëkateve”

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): “Nëse populli përmisohet, atëherë Allahu ua lehtëson atyre të kenë prijës vepërmirë. Dhe nëse është e kundërta (populli është i prishur) po ashtu dhe ata (udhëheqësit) do jenë të prishur.”
Sherh Rijadis-Salihin vëll. 1

Dy gjynahe që e meritojnë shpejtimin e dënimit që në botë


Dy gjynahe që e meritojnë shpejtimin e dënimit që në dynja.

Ebu Bekra -radiallahu anhu- tregon se Profeti -alejhi selam- ka thënë:
“Nuk ka gjynah që e meriton më shumë shpejtimin e dënimit që në dynja veç atij që i rezervohet për në ahiret se sa padrejtësia dhe shkëputja e lidhjeve farefisnore”.

E transmeton Ebu Daudi e të tjerë dhe e saktëson sheikh Albani.

LUTJA NË QABE, SHKAKU I SHËRIMIT TIM


Dijetari Dr. Muhamed Hasani, Allahu e ruajt, e rrëfen një rast dhe thotë: Kisha ligjëratë në Meke dhe para se të filloj të ligjëroj mu afrua një njeri dhe më tha: Shejh Muhamed Hasan, të betohem në Allahun, mos e fol asnjë fjalë përpara se të më dëgjosh. I thash urdhëro, urdhëro o prindi im, ulu afër meje. U ul afër meje dhe në pamje dukej një njeri i thjeshtë, tregtarë. Allahu ia kishte hapur dyert e furnizimit dhe tregtisë, mirëpo ankohej nga një sëmurje e rëndë, ishte i paralizuar plotësisht. Më tha kam udhëtuar në Londër për t’u kuruar mirëpo nuk ishte caktimi i Allahut të shërohem atje, dhe poashtu në Francë dhe në Amerikë nuk ishte caktim i Allahut të shërohem në ato vende.
Pastaj më tha: Një ditë nga ditët isha i ulur para televizionit dhe e vërejta se e transmetonin direkt namazin nga Bejtul Harami (Qabeja) dhe fillova të qajë. Pastaj i thash fëmijëve të mi: O fëmijët e mi, dëshiroj të udhëtoj te Sunduesi i shtëpisë së Tij. Më thanë o prindi jonë, Sunduesi i kujt … te cili Sundues dëshiron të udhëtosh?! U thash se dëshiroj të udhëtoj te Mbreti i Sundimtarëve dhe unë jam i bindur se Ai nuk do të më kthen i zhgënjyer. U thash se dëshiroj të shkoj në Umre. Po ti nuk mundesh të lëvizsh, o baba i jonë!! U thashë: Merreni me qira një aeroplan privat dhe paguajeni nga pasuria ime.
Kryesorja, ma plotësuan dëshirën dhe erdha në Meke. Kur erdha këtu, u thash afrojeni karrigen time afër Qabesë dhe më leni i vetëm. Më afruan deri te vendi i tavafit dhe atëherë o biri im, fillova ta luti Allahun me disa fjalë që i përsëritja një orë të plotë dhe nuk thosha diçka tjetër jashtë atyre fjalëve. Gjatë lutjes sime thosha: “O Zoti im, unë nuk do të dal nga Shtëpia Jote vetëm se duke ecur apo duke më përcjellur për në varreza … bërtitja, bërtitja një orë të plotë … O Zoti im, unë nuk do të dal nga Shtëpia Jote vetëm se duke ecur apo duke më përcjellur për në varreza”.
Në fund u lodha dhe më zuri gjumi. Duke fjetur më erdhi një zë i cili më thonte ngrihu dhe ec, ngrihu dhe ec, ngrihu dhe ec … dhe më doli gjumi. Kur u zgjova prapë më erdhi një zë ngrihu, dhe unë u ngrita dhe ec, unë eca. Pasi që i bëra disa hapa mu rikujtua se unë jam i paralizuar … dhe nga gëzimi i madh bërtita dhe thash: O Zot, o Sundues, pasha Ty nuk u zhgënjeva nga mbështetja në Ty dhe që çështjen time ta lash të ma zgjedhsh vetëm se Ti.

Pse Leh Qeni Në Momentin Kur Thërritet Ezani?


Përgjigje: I Dërguari i Allahut (alejhi salatu ues selam) na ka urdhëruar që të kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar, në momentin kur dëgjojmë të lehurën e qenit, sepse ai sheh atë që ne nuk e shohim.

Muslimani, duhet të veprojë atë që i është lejuar, ndërsa e lehura e qenit kur dëgjon ezanin, mund të themi se nuk është e përhershme dhe e pandryshueshme dhe për faktin se shumë qenë të tjerë nuk ndodh që të lehin kur e dëgjojnë ezanin.

E m.gj.th, është saktësuar nga Profeti (alejhi selam) se shejtani largohet me të shpejtë kur dëgjon ezanin, madje lëshon edhe zhurma.

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) tregon se Profeti (alejhi selam) ka thënë: Kur bëhet thirrja për namaz, shejtani largohet dhe lëshon zhurmë që mos të dëgjojë ezanin dhe kur përfundon ezani, ai kthehet me qëllim që të hutojë njeriun në mendime, duke i thënë: Kujto këtë gjë, kujto atë gjë, gjëra të cilat nuk i mendonte, derisa harron sa namaz ka falur. [Buhariu dhe Muslimi].

Atëherë, e lehura e tij mund të jetë për shkak se ai shikon shejtanët dukë u larguar, por mund të jetë dhe vetë qeni që leh shejtan, sepse është fakt se shejtanët marrin forma të ndryshme krijesash.

Sido që të jetë, sa herë që qeni leh, gjatë ezanit apo në raste të tjera, sepse ai shikon atë që ne nuk e shohim siç thamë më lart, në këtë rast kërkohet nga ne që të kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar. Pra duke thënë: Eudhu bil-lahi minesh shejtani rraxhim. Allahu e di më së miri!