Dhoma ku thirret ezani në Qabe (MashaAllah çfarë zë i bukur)

Dhoma ku thirret ezani në Qabe (MashaAllah çfarë zë i bukur) .. Ne si staf, kemi për qëllim që juve të ju ofrojmë sa më shumë informacione dhe dije të dobishme rreth fesë Islame por gjithsesi se kemi edhe harxhime të shumta, kështu që ju lutemi që pasi të dëgjoni përgjigjen të klikoni mbi reklamën që shfaqet poshtë këtij teksti sepse ashtu ne do t’i mbulojmë harxhimet tona dhe do të jemi në gjendje të vazhdojmë që të ju sjellim ende informacione me lejen e Allahut azze ue xhel. Allahu ju shpërbleftë me të mira në të dy botët. Pasi të lexoni lajmet tona, shpërndajini edhe me të tjerët që të përfitojmë sëbashku. Për ta parë videon kliko ne linkun me poshtë…

Mos lejo të kalon dita jote pa mos e thënë këtë lutje

“All-llahume in-ni eudhu bike minel hem-mi ve huzni, vel axhzi vel keseli vel buhli vel xhubni, ve dale’id dejni ve galebetir-rixhal”.
(O Allahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe dëshpërimi, nga paaftësia dhe dembelia, nga koprracia dhe frika, nga zhytja në borxhe dhe mundimet prej njerëzve).

A E DI KUR DUHET TË QASH PËR VETVETEN?!

Kur e sheh një të keqe dhe nuk e largon dhe kur e sheh një të mirë dhe e mohon.. qaj për vetveten!
Kur namazi yt shndërrohet prej adhurim në traditë dhe prej rehatisë në vështirësi.. qaj për vetveten!!

Kur e sheh në vetvete se gjynahet i pranon dhe ato i donë.. qaj për vetveten!!

Kur nuk gjen ëmbëlsi në adhurime dhe kënaqësi në nënshtrime.. qaj për vetveten!!
Kur e kalon kohën në atë që nuk të bën dobi.. dhe ti e din se do të japish llogari dhe harron.. qaj për vetveten!!

Kur syri të loton për një film dhe nuk ndikohesh kur e dëgjon Kuranin.. qaj për vetveten!!

Kur fillon të garosh pas dynjasë kalimtare dhe nuk garon me askënd për në adhurime.. qaj për vetveten!!

Kur e kupton se e ke gabuar rrugën dhe të ka ikur shumë nga jeta.. qaj për vetveten!!

Qaj me lot, i përulur, i penduar, me shpresë në mëshirën e Allahut!!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Proporcioni i shiut – Mrekulli Kuranore

Një nga informacionet e dhëna në Kur’an rreth shiut është se ai bie në Tokë në sasinë e duhur. Kjo përmendet në suren ez-Zuhruf si më poshtë:
Dhe është Ai që lëshon nga qielli ujë me masë. Ne i japim me të jetë një toke të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të ngriheni (nga vdekja) (Sure Ez-Zuhruf: 11)Në tokë, uji qarkullon sipas një “mase” të caktuar. Jeta në Tokë varet nga ky cikël i ujit. Kjo sasi e përcaktuar e shiut është zbuluar përsëri nga kërkimet e sotme moderne. Është vlerësuar se në një sekondë avullojnë afërsisht 16 milion ton ujë nga Toka. Kjo sasi shkon në 513 trilion ton në vit. Ky numër është i njëjtë me sasinë e shiut që bie në Tokë në një vit. Kjo do të thotë se uji qarkullon vazhdimisht në një cikël të ekulibruar, në një “masë” të caktuar. Jeta në Tokë varet nga ky cikël i ujit. Sikur njerëzit të përdornin të gjithë teknologjinë e mundshme, nuk do të mundnin të riprodhojnë këtë cikël artificialisht.
Një shmangie sado e vogël e këtij ekuilibri do të sillte shumë shpejt një çrregullim të madh ekologjik që do t’i jepte fund jetës në Tokë. Por kjo nuk ndodh asnjëherë dhe shiu vazhdon të bjerë çdo vit në të njëjtën sasi ashtu siç na u zbulua dhe nga Kur’ani.
Proporcioni i rënies së shiut nuk ka të bëjë thjesht me sasinë e tij, por gjithashtu edhe me shpejtësinë e rënies së pikave të shiut. Shpejtësia e pikave të shiut, pavarësisht nga madhësia e tyre, nuk e kalon një limit të caktuar.
Filip Lenard, një fizikant gjerman fitues i çmimit Nobel, përcaktoi se shpejtësia me të cilën bien pikat e shiut rritet sipas diametrit deri në një madhësi 4,5 mm. Megjithatë, për pika më të mëdha, shpejtësia e rënies nuk rritet më shumë se 8 metër për sekondë. Kjo për shkak të formës së pikave, e cila bën të rritet rezistenca e tyre ndaj ajrit gjë që pengon rritjen e shpejtësisë së tyre.
Siç mund të shihet, në Kur’an tërhiqet vëmendja ndaj një rregullimi delikat të shiut i cili nuk ka mundur të dihet 1400 vjet më parë.

PpProporcioni i shiut – Mrekulli Kuranore

Shenjat e goditjes nga mësyshi

Forca e mësyshit dhe hasedit:
Mësyshi dhe hasedi kanë një forcë të jashtëzakonshme të cilën nuk arrijnë ta parafytyrojnë dot shumë prej njerëzve, ajo mund të arrijë derisa të thërmojë dhe malet. Muhamedi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mësyshi është i vërtetë, rrëzon dhe malin e lartë.” (Sahihul Xhami’ë: 4146)
Mësyshi mund të godasë me shpejtësi dhe në një largësi shumë të madhe dhe ndikimi i tij mund të vazhdojë për vite me rradhë.
Mësyshi mund të ndikojë në çdo aspekt të jetës si p.sh.: Në zgjuarsi, në përqëndrim, rrisk, punë, bukuri, flokë, trup, ngjyrën e lëkurës, besim, adhurime, turp, sinqeritet, moral, thjeshtësi, harmoninë në familje, shtatzani, edukimin e fëmijëve. Ai bën të ngordhin kafshët ose shpendët, të prishen dhe digjen pemët, të prishen makinat, aparaturat e ndryshme dhe gjithçka tjetër.Shenjat e goditjes nga mësyshi:
Goditja nga mësyshi shoqërohet nga shumë shenja të cilat nuk mund t’i njohë askush më mirë sesa mjekuesi që merret me rukje. Kjo për shkak të rasteve të shumta që ka parë dhe ka dëgjuar nga të sëmurët, gjë që ka bërë të ketë një eksperiencë në këtë fushë. Por këtë fakt e mohojnë shumë të pa informuar, siç ka përmendur dijetari i madh Ibnul Kajjimi kur thotë: “Kjo është shkencë të cilën nuk e njeh askush përveç disa personave të veçantë, ndërsa injorantët e mohojnë këtë fakt. Ndikimin e tyre dhe lidhjen që kanë me natyrën nuk e njeh askush përveç atyre të cilët e kanë gjetur shijen e kësaj shkence”. (Bedaiul Feuaid 2:367.)

SHTATË KËSHILLA PËR TA PËRFORCUAR IMANIN

SHTATË KËSHILLA PËR TA PËRFORCUAR IMANIN

1- Falja e namazit në kohën e vet për arsye se është vepër e cila të afron kah Allahu.

2- Përmendja e Allahut edhe nëse ajo është vetëm se pesë minuta brenda një ore.

3- Lutja e vazhdueshme për çdo ditë me vendosmëri dhe me mbështetje në Allahun.

4- Përkujdesja për leximin e Kuranit për çdo ditë që mos të bëhemi nga të shkujdesurit.

5- Largimi nga shoqëria e keqe dhe me moral të ligë.

6- Dërgimi i salavateve mbi të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhjetë herë në mëngjes dhe dhjetë herë në mbrëmje, dhe kërkimi i faljes një qind herë brenda dite.

7- Agjërimi i ditës së Hënë dhe të Enjte sipas mundësive dhe poashtu edhe agjërimi i ditëve të bardha.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Plas sherri në “Opinion”, Nano i vërsulet imamit: Je një copë injoranti

Në emisionin “Opinion” ka plasur një debat mes analistit Mustafa Nano dhe Imamit Elvis Naçi. Teksa Nano po shprehej kundra deklaratave të Naçit, ky i fundit e ka akuzuar Mustafa Nanon se ka bërë një deklaratë kundra myslimanëve, çka analisti nuk e ka pranuar.
Imami: Jo shumë larg ti ke thënë, myslimanët e zellshëm mund ti vënë flakën këtij vendi.
Shiko videon ne link

Rëndësia e hurmave për shëndetin e njeriut

Hurmat përmbajnë sheqer, yndyrë dhe proteina, poashtu edhe vitamina të rëndësishme. Hurmat janë shumë të pasura për nga ndërtimi i tyre i brendshëm. Mjekësia moderne ka treguar se ato janë mbrojtës nga kanceri abdominal. Hurmat gjithashtu i tejkalojnë frutat e tjera për nga shumëllojshmëria e përbërjes. Ato përmbajnë yndyrë, kalcium, sulfur, hekur, kalium, fosfor, mangan, bakër dhe magnezium. Me fjalë të tjera, një hurmë është minimumi i një diete të shëndoshë. Arabët zakonisht i kombinojnë hurmat me qumësht dhe jogurt ose bukë, gjalpë dhe peshk. Ky kombinim në të vërtetë e bën dietën të vetëmjaftueshme dhe të shijshme për mendjen dhe trupin.